Sudani mund të përjetojë krizën më të madhe të urisë në botë

Sudani mund të përjetojë krizën më të madhe të urisë në botë

Lufta që ka shkatërruar Sudanin për gati njëmbëdhjetë muaj mund të krijojë krizën më të madhe të urisë në botë, në një vend që tashmë po përjeton krizën më të madhe të zhvendosjes së popullsisë në botë.

Ky ishte paralajmërimi që bëri  Programi Botëror i Ushqimit (WFP).

“Luftimet që kanë lënë mijëra të vdekur dhe tetë milionë të zhvendosur kërcënojnë miliona jetë, paqen dhe stabilitetin e një rajoni të tërë. Njëzet vjet më parë, Darfuri përjetoi krizën më të madhe të urisë në botë dhe bota u bashkua për t'u përgjigjur, por sot sudanezët janë harruar”, thotë shefja e WFP, Cindy McCain.

Bombardimet e civilëve, shkatërrimi i infrastrukturës, përdhunimet, plaçkitjet, shpërnguljet e detyruara dhe djegia e fshatrave janë bërë përditshmëri për 48 milionë sudanezët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy