KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Administrative Vlorë, Bevis Shehaj.
Shehaj u përball të hënën më 13 qershor me gjetjet e reja të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tre kriteret e rivlerësimit, të konstatuara pas riçeljes së hetimit për shkak të denoncimeve të kryera pas seancës së parë dëgjimore.
Trupa e KPK kryesohej nga Valbona Sanshaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Familjarët e Shehajt reaguan pas vendimit duke akuzuar Olsi Komicin për ryshfet.



