Deti në Hagë/ Mbërrin në Presidencë kërkesa e MPJ për autorizimin e grupit negociator

Deti në Hagë/ Mbërrin në Presidencë kërkesa e MPJ për autorizimin e grupit negociator

Mbërrin në Presidencë kërkesa e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për Autorizimin e Grupit Negociator për fillimin e negociatave me Greqinë për arritjen e marrëveshjes mes palëve për dërgimin e çështjes së ndarjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Kjo është konfirmuar nga presidenca për emisionin Kronos, ku sqarohet se Bajram Begaj është duke e shqyrtuar kërkesën në respekt të detyrimeve kushtetuese, vendimit të Gjykatë Kushtetuese nr 15 datë 15.10.2010, legjislacionit të brendshëm shqiptar, akteve ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë si dhe parimet e reciprocitetit dhe fqinjësisë së mirë.

Pas dështimit dy herë të negociatave drejtperdrejt me Greqinë për ndarjen e detit dy vendet kanë vendosur që të shkojnë në gjykatën e Hagës.

Ky veprim ka hapur debat për shak se disa ekspertë mendojnë se shkuarja në Hagë mund të sjellë humbjen e sipërfaqes detare nga Shqipëria. Ndërsa të tjerë e shikojnë si një mundësi shumë të mirë por që duhet bërë kujdes me pyetjet që do ti dërgohen gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy