Trump zgjedh shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane

Trump zgjedh shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka zgjedhur gjeneralin, Mark Milley në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane,  duke i dhënë presidentit një mundësi për të lënë gjurmët e tij në ushtrinë amerikane duke zgjedhur oficerin e saj të lartë, shkruan "Washinton Post"..

Milley, që ka shërbyer si shef i Ushtrisë në tre vjetët e fundit, është emëruar për të zëvendësuar gjeneralin Joseph Dunford, ka njoftuar Trump përmes një postimi në Twitter.

“U jam falënderues këtyre dy burrave të mrekullueshëm për shërbimin e tyre për vendin. Data e tranzicionit do të vendoset”, ka shkruar Trump.

Milley, 60-vjeç, ka studiuar në Universitetin Priceton. Ai ka shërbyer në Irak dhe Afganistan.

Dunford është ish-komandanti i Marinës amerikane dhe komandant i koalicionit të trupave në Afganistan. Mandati i tij në pozitën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm zyrtarisht përfundon më 1 tetor, 2019.

Shtabi i Përgjithshëm përbëhet nga krerët e Forcave Ajrore, Trupave Detare, Marinës dhe Gardës Kombëtare.

Emërimi i Milley do të duhet të konfirmohet nga Senati, i cili nuk ka gjasa të mbajë seanca dëgjimore për të, ose për kandidatët e sapo-shpallur përpara Senatit të ri të mbajtur më 3 janar. 

Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm mbikëqyr operacionet ushtarake globale dhe është këshilltari kryesor i presidentit për çështjet ushtarake.

Një veteran i luftërave në Irak dhe Afganistan, Milley si Shefi i Ushtrisë përkrahu një plan për të krijuar njësi të specializuara për të trajnuar forcat lokale në Afganistan. Ai gjithashtu ka punuar për të përmirësuar gatishmërinë e Ushtrisë. 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy