Vorspi: Ligji për zonat e mbrojtura nuk funksionon, ka gjithë kohës ndërtime të paligjshme

Vorspi: Ligji për zonat e mbrojtura nuk funksionon, ka gjithë kohës ndërtime të paligjshme

Eksperti i mjedisit Zydjon Vorpsi tha në studion e MCN Economy se ligji për zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk mbron asgjë.

Sipas Vorpsit, gjatë gjithë kohës ka ndërtime të paligjshme në këto zona.  

Ne sot kemi një ligj për zonat e mbrojtura që nuk mbron asgjë praktikisht. Kemi një ligj që thotë kjo sipërfaqe është e mbrojtur, por në qoftë se ka një “interes publik”  dhe thonë nëse është për të ndërtuar një resort turistik lejohet të ndërtohet, në zonën e mbrojtur, qoftë dhe zonat qendrore të zonave të mbrojtura siç është laguna e Karavastasë. Ndërkohë në peizazhet e mbrojtura siç është Narta nuk ka farë zonë qendrore dhe mund të ndërtosh kudo. Kjo është sesi ligji sot e mbron natyrën, pra nuk e mbron. Ndërtimet e paligjshme kanë lulëzuar gjithë kohës në zonat e mbrojtura,. Veçoria e ligjit të ri është që legjitimon paligjshmërinë, ndërtimet pa leje. Edhe në ligjin e vjetër kemi një aeroport që ndërtohet në lagunën e Nartës. Ndërkohë që sot çdo infrastrukturë që lidhet me turizmin për  5 yje dhe më shumë ligji i ri e lejon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy