Misioni i mbajtjes së flakës olimpike në pjesën e parë të udhëtimit të saj, iu dha një prej anijeve me vela më të vlerësuara franceze, Belem, e ndërtuar në 1896.
Detyra e përcjelljes së flakës olimpike është vetëm një nga aventurat e anijes Belem gjatë 128 viteve të fundit. Ajo i shpëtoi katastrofës në vitin 1902 gjatë një shpërthimi masiv vullkanik ndërsa ishte duke u ankoruar në një nga brigjet franceze.
Në vitin 1923, ndërsa po i afrohej portit të Yokohama, Japoni, anija përsëri shmangu shkatërrimin kur një tërmet shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit.
Anija aktualisht drejtohet nga 16 marinarë profesionistë , ndërsa do të jetë kapiteni i anijes Aymeric Gibet që do të mbikëqyrë marinarët që do të bëjnë udhëtimin për të sjellë flakën në Francë.
Belem, e ndërtuar në portin e Nantes në Britani fillimisht ishte një anije tregtare e përdorur për të transportuar kakao, rum dhe sheqer përtej Atlantikut nga Karaibet dhe Brazili .
Në vitin 1984, ajo u klasifikua zyrtarisht si monument kombëtar. Përveçse shërbeu si një anije trajnimi me vela, ajo ka bërë shumë udhëtime në cilësi ceremoniale: e pranishme në njëqindvjetorin e Statujës së Lirisë (1986), apo e pranishme në Lojërat Olimpike 2012 në Londër .
Për mbërritjen e tij në Marsejë më 8 maj, Belem do të shoqërohet nga një paradë gjigante varkash, ndërsa në portin e vjetër të qytetit pritet të dalin rreth 150,000 njerëz.
Stafeta e pishtarit olimpik do të zgjasë 68 ditë pas disa ndalesave në Mesdhe dhe do të përfundojë në Paris në ceremoninë e hapjes më 26 korrik.



