PD reagon për situatën e menaxhimit të Covid-19: Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit

PD reagon për situatën e menaxhimit të Covid-19: Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit

Partia Demokratike me anë të Dorian Telitit ka hedhur akuzat për qeverinë duke u shprehur se kryeministri Edi Rama ka dështuar me menaxhimin ekonomik të situatës pas COVID-19.

Situata e COVIDIT, sipas përfaqësuesit të PD-së, ka nxjerrë zbuluar qeverinë Rama si pa vizion, dhe për të zgjidhjen e kanë demokratët.

Deklarata e plotë

"Vete Qeveria parashikon qe te ardhurat mesatare per fryme ne vitin 2020 priten te bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro me pak per çdo shqiptar. COVID 19 nxori teresisht zbuluar paaftesine e qeverise per te menaxhuar situaten ekonomike, braktisjen qe i beri qytetareve dhe bizneseve, te gjithe e shohim qartesisht humneren ku na ka zhytur. Sipas te dhenave zyrtare humbja totale e te ardhurave vleresohet te arrije te pakten 770 milione euro.

Asnjehere me pare, as ne vitet e krizes boterore ekonomike 2008, Shqiperia nuk ka shenuar nje rekord te tille ne renie, e kjo lidhet kryesisht me mungesen e vizionit dhe menaxhimin e keq te taksave & parave te shqiptareve nga Qeveria.

Ne 7 vjet qeveria e Rames mbeti ne nivelin e premtimeve elektorale propagandistike te “luges prej floriri” te tryezes bosh te shqiptareve, jo vetem duke mos mbajtur asnje prej tyre por duke i zhytur shqiptaret gjithnje e me shume ne varferi te skajshme. Kjo situate ka deshperuar te madh e te vogel, te ri e te moshuar. Nxjerrja e vendit nga ky batak ekonomik qe po u merr frymen shqiptareve nuk eshte i lehte por nuk eshte as i pamundur.

Partia Demokratike e ka kete mision te qeverisjes se saj dhe ne platformen tone shqiptaret do te trajtohen si qytetare te denje te ketij vendi dhe me mundesi te barabarta. Qeveria e oborrtareve do te jape llogari bashke me miqte oligarke dhe parate e shqiptareve do tu kthehen mbrapsht atyre.

Cdo PPP korruptiv dhe cdo para e cuar padrejtesisht ne xhepat e oligarkeve do te kthehet ne investim per nje jete me te mire per shqiptaret, qe te rrine ne Shqiperi dhe jo me syte nga bota. Kjo nderhyrje ne ekonomine e vendit eshte emergjence e ne do ta kryejme nje ore e me pare, bashke me shqiptaret qe do te ndeshkojne shume shpejt me vote qeverine e babezitur qe ka pervetesuar gjithcka, ne tafmane e saj per te marre cdo gje. Por sic populli thote...tafmaja madhe te le pa gje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy