Basha: Prishja e Teatrit është një akt i pastër lufte, do të ketë përgjigjen e merituar në Surrel

Basha: Prishja e Teatrit është një akt i pastër lufte, do të ketë përgjigjen e merituar në Surrel

Kreu i opozitës Lulzim Basha të enjten pas takimit që pati me artistët u shpreh se shembja e Teatrit Kombëtar është një akt lufte. Basha u bëri thirrje gjithë demokratëve dhe mbështetësve të opozitës që të reagojnë, pasi Teatri është vija e kuqe.

Basha tha se aktorët do të mbështeten me të gjitha format dhe mënyrat, duke deklaruar se afera e Teatrit është afera e radhës së një qeverie në ikje.

Kur shqiptarët presin dhe kërkojnë mbështetjen nga shteti dhe taksat që kanë paguar në 7 vite t’ju kthehen në shërbime dhe paga, në kohën e pandemisë, banda e Edi Ramës sulet për të vjedhur pronën publike, për të shkatërruar këtë pasuri të kulturës dhe trashëgimisë së Shqipërisë”, tha Basha.

Ai u shpreh se mesazhi është i qartë, edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen për të vjedhur.

Sipas tij, më shumë se 2 vite e gjysmë, Aleanca për Teatrin është përballur me dhunë. Për kreun e opozitës, ata nuk po mbrojnë diçka që i takon atyre, por gjithë qytetarëve.

Çdo hap për prishjen e Teatrit është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve dhe artit. Përgjigja nuk i takon vetëm artistëve. Prandaj unë u bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe të gjithë mbështetësve të opozitës, të gjitha at që janë në pasiguri për jetën që ta kuptojnë që Teatri është vija ë kuqe me pushtetin që u ka vjedhur dhe lënë pa rroga e pa bukë për fëmijët, që nga nxjerrë zbuluar shtetin për kartoni që u merr taksat dhe u vë gjoba, dhe u jep oligarkët”, theksoi Basha.

Sipas tij, nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar.

Basha theksoi se akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy