Bombardime në Kiev dhe qytete të tjera, rusët rrëmbejnë një kryebashkiak

Bombardime në Kiev dhe qytete të tjera, rusët rrëmbejnë një kryebashkiak

Ukraina është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune me shpërthime të fuqishme. Sipas autoriteteve lokale, shpërthime ka pasur në qytetet Nikolaev, Dnipro dhe Kropyvnytskyi.

Sipas një kanali Telegram të drejtuar nga autoritetet lokale, sistemi i mbrojtjes ajrore të Dnipro u aktivizua me sukses.

Nuk është e qartë se sa shpërthime goditën Dnipro, por autoritetet shtuan se ata po prisnin të dëgjonin zyrtarisht përgjigjen nga ushtria.

Sakaq, sulme ka pasur në orët e para të mëngjesit edhe në Kiev. Një depo e magazinimit të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit mori flakë të shtunën si pasojë e granatimeve, sipas një postimi nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES). Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Nga ana e tij Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se forcat ruse kanë rrëmbyer Ivan Fedorov, kryebashkiakun e Melitopol.

Pamjet e shpërndara nga zyrtarët në zyrën presidenciale duket se tregojnë disa të armatosur që shoqërojnë një kryebashkiak nga një ndërtesë në qendër të qytetit.

Parlamenti i Ukrainës thotë se një çantë ishte vendosur mbi kokën e Fedorovit, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar se rrëmbimi përbën një krim lufte.

Zelenskyy e barazoi rrëmbimin me veprimet e “terroristëve të ISIS” dhe tha se forcat ruse “kanë kaluar në një fazë të re terrori”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy