Vuçiç takon Mogherinin në Beograd: Kur të vini te çështja e Kosovës, kemi shumë gjëra për të thënë

Vuçiç takon Mogherinin në Beograd: Kur të vini te çështja e Kosovës, kemi shumë gjëra për të thënë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti mbrëmjen e sotme në Beograd përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini.

Ai gjatë një konference të përbashkët për gazetarët tha se në takim me kryediplomaten evropiane biseduan për kapitujt rreth anëtarësimit të Serbisë në BE , si dhe për ato në të cilat Serbia ka arritur përparim dhe ato për të cilat Komisioni Evropian thotë se nuk është arritur përparim.

Siç tha Vuçiç, gjatë takimit me Mogherinin se të dy ata nuk kanë rënë dakortë për gjithçka. “Kur të vini te çështja e Kosovës, atëherë ne në Serbi kemi shumë gjëra për të thënë, që është ndryshe nga këndvështrimi i shumë vendeve të BE-së, si dhe Prishtinës. Unë jam mirënjohës ndaj Federica Mogerinit. Njerëzit janë në gjendje të vlerësojnë punën e atyre që luftojnë për standarde të barabarta që do të vlejnë për Serbinë dhe të tjerët, prandaj Mogerini është shumë i respektuar në Serbi, ”, tha Vuçiç, raporton B92.

Nga ana e saj Mogherini dënon çdo akt që vepron kundër një institucioni demokratik siç është Asambleja Kombëtare, si dhe episode të tilla nuk i shërben për mirë Serbisë. 

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punë të Jashtme dhe Siguri gjithashtu theksoi se dialogu dhe bashkëpunimi në rajon duhet të mbahen, dhe siç thotë ajo, është "thelbi i projektit të BE". 

Në konferencën me presidentin Vuçiç, ajo ka komentuar edhe për incidentin e shkaktuar nga kreut të SRS Vojislav Sheshel, ku ofendoi dhe shkeli flamurin e Kroacisë gjatë vizitës së kreut të kuvendit Kroat në Beograd.

"Vitin e kaluar kam qenë në Kuvendin e Serbisë ... Kam pasur përvoja të ngjashme. Ky është komenti im", tha Mogerinijeva.

Mogerini tha se në vizitën e saj në Kuvendin e Serbisë, në fillim të marsit 2017, një sesion iu drejtua delegatëve dhe publikut, ndërsa deputetët e Partisë Radikale Serbe gjatë gjithë kohës bërtisin se "Serbia, Rusia nuk ka nevojë për BE-në". 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy