Manastirliu me mjekët e familjes: Vaksinim për të përballuar situatën e gripit

Manastirliu me mjekët e familjes: Vaksinim për të përballuar situatën e gripit

Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar ditën e djeshme se do të bëhet rimbursimi 100%  për qytetarët e infektuar me Covid, por që marrin trajtim ambulator në shtëpi.

Ndërkohë, ditën e sotme ka vizituar Qendrën Shëndetësore nr.4 në Tiranë ku është takuar edhe me mjekët e familjes.

Manastirliu ka deklaruar se për rimbursimin e trajtimit ambulator janë vënë në dispozicion nga qeveria 1.2 miliardë lekë.

Janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliard lekë nga qeveria shqiptare. Ky është një investim për shëndetin dhe një mbështetje më shumë për familjet, në mënyrë që të kemi mundësi, e para që të lehtësojmë familjet duke i rimbursuar nga buxheti i shtetit, por edhe për të disiplinuar protokollet e trajtimeve, që ështe edhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka folur ndër të tjera edhe për vaksinimin e qytetarëve kundër gripit, si një mënyrë për të përballuar situatën e virozave vjeshtë-dimër.

Pas vaksinimit të personelit shëndetësor, vijon vaksinimi për grupet e rrezikuara, sipas kalendarit nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy