
Pas sulmit kibernetike në sistemin TIMS, kompjuterat e policisë kufitare, por edhe të drejtorive rajonale vijojnë të jenë të fikur. Burime për MCN, pohojnë se proceduarat në mënyrë manuale, mund të kenë sjellë largimin e 200 personave të dyshuar, përfshirë edhe kontingjentë kriminalë. Nga ana tjetër, Ministri Peleshi ka thënë se nuk janë cënuar sistemet ushtarake, duke njoftuar dhe një buxhet shtesë prej 24 milonë euro për përforcimin e sigurisë në pikat kufitare.



