Shala: Kurti, kryeministër naiv! Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme (VIDEO)

Shala: Kurti, kryeministër naiv! Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme (VIDEO)

Analisti Drizan Shala paralajmëroi në MCN Live se Presidentja Osmani mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme, nëse kryeministri Kurti nuk kthehet në fushën e dialogut me Serbinë. Shala e konsideroi Kurtin një “kryeministër naiv”, ndërsa tha se Osmani po shikohet tashmë si partnere në sytë e ndërkombëtarëve. Shala thotë se faktin që Kosova ka hyrë tanimë në trendin e zgjedhjeve të parakohshme, e tregojnë edhe lëvizjet që po bëjnë së fundmi partitë politike në Kosovë. 

Jemi në një status quo. Mes palëve kemi vazhdimësi të qëndrimeve të kundërta, dhe asesi përafrim me qëndrimet e BE, të fasilituara nga SHBA. Mund të thuhet që status quo-ja do të prodhojë sipas të gjitha gjasave një presion në pjesën veriore, që është shndërruar në arenë boksimi mes qëndrimeve politike. Qeveria e Kosovës tashmë ka gjetur rrugën e konfrontimit të qëndrimeve. Mund të themi që po udhëhiqemi nga një kryeministër naiv, sa i përket të ardhmes së Kosovës. Qëndrimet janë të ashpra. Po shpresoj që pas takimit të 14 shtatorit diplomacia do jetë më e ashpër. Z. Lajçak ka marrë mbështetjen dhe bekimin edhe nga SHBA. Qeveria e Kosovës ka zgjedhur rrugën e izolimit dhe të sanksioneve që mund t’i presim në javët në vijim. Në rast se qeveria e Kosovës s’do pranojë marrëveshjen përfundimtare, dhe sugjerimet nga faktori ndërkombëtar,  sipas të gjitha gjasave do pasojnë sanksionet ndaj anëtarëve të qeverisë, por edhe sanksione ndaj të ardhmes së Kosovës. Mund të presim zgjedhje të parakohshme, si rezultat i presionit të vazhdueshëm nga BE, përmes ngrirjes së fondeve që kanë arritur deri në 500 milionë euro”, tha Shala.

Ndër të tjera ai u shpreh se Kosovës mund t’i hiqet edhe lëvizja e lirë, nëse Kurti u mbetet stoik qëndrimeve të tij.  

Rezultati në politikën e brendshme është duke u parë nga votuesit e VV si një qëndrim stoik që ka munguar përgjatë një dekade. Pjesa tjetër e qytetarëve që s’janë përkrahës të VV po e shohin këtë me skpeticizëm. Edhe shumë analistë dhe ekspertë që ishin përkrahës të qeverisë Kurti e kanë kuptuar qartazi që kjo qeveri tanimë ka zgjedhur një rrugë që de facto bie ndesh me interesat e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtar. Ky presion dhe qëndrimi i qartë nga Uashington DC, për qeverinë e Kosovës do jetë një goditje që de facto do vërehet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme, do kemi rënie të VV. VV s’e gëzon më mbështetjen absolute si në 14 shkurt. Ka një rënie të përkrahjes nga pjesa më e madhe e qytetarëve. Po përflitet edhe në qarqe të caktuara diplomatike, pavarësisht qëndrimeve të herëpashershme që s’do kemi sanksione për lëvizjen Shengen, por sipas të gjitha gjasave nëse qeveria e Kosovës do qëndrojë stoike në qëndrime, dhe do bllokojë avancimin e mëtejshëm, do kemi një status quo sa i përket lëvizjes në Shengen, pra do pezullohet liria e lëvizjes, që mund të konsiderohet si arritje që mund të krenohet Kosova gjatë këtyre viteve”.

Lidhur me rolin e Presidentes dhe pritshmëritë për zgjedhje të parakohshme Shala tha:

Znj. Osmani nga muaji qershor 2023 ka filluar ta ndryshojë diskursin e saj politik, duke përafruar  komunikimin periodik me kryeministrin Rama, ku janë koordinuar për qëndrime të caktuara. Kjo po dëshmon faktin që znj.Osmani është në rrugën e drejtë sa i përket tejkalimit të barrikadave që ka vendosur Kurti në politikën e jashtme. Znj. Osmani është partnerja kryesore edhe te faktori ndërkombëtar. Sytë janë nga znj.Osmani që do të duhet të luajë rolin e një udhëheqëse në politikën e jashtme, që ia garanton edhe Kushtetuta. Mbi këtë bazë, nëse Kurti s’do kthehet në fushën e dialogut, sipas të gjitha gjasave znj. Osmani mund të luajë kartën e siguresës dhe ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme. Çdo subjekt politik ka filluar të kontaktojë strukturat e tyre politike, për të përçuar mesazhe. LDK ka paraqitur planin për rrugëtimin e ri. Kjo tregon që kemi hyrë në trendin e zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës. Asociacioni i komunave me shumicë serbe sipas gjasave do të çojë edhe këtë qeveri në shtëpi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy