Babai i autorit të fjalorit më të madh në botë, me 100 gjuhë, i cili është futur në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, Oriol Spaho, Kamber Spaho, thotë se puna e tij ka filluar prej vitesh dhe se ishte i përkushtuar.
Në emisionin “MCN Informacion” ai deklaroi se ka kërkuar takime me drejtues të Ministrisë së Arsimit lidhur me këtë fjalor, pasi donte të plotësonte amanetin e të birit dhe se qëllimi i tij është që ta promovojë dhe të futet në kurikulat e shkollës.
Iu deshën tre vjet për ta përmbledhur dhe formatuar. Kisha një mikun tim nga Korça në Amerikë.
I dërgova dy kopje, ku njërën e çoi në Bibliotekën Kombëtare të Kongresit Amerikan. Fjalori shërben si për gjimnazin dhe për universitetin.
I tha të ëmës këtë do ma ruash se unë pas 200 vjetësh do studiohem. Prandaj e botova kështu siç ishte, plotësova më tepër amanetin e tim biri.
E kam çuar në Bibliotekën Kombëtare 5 kopje, në Institutin e Gjuhësisë, në total bëra 10 kopje.
Orioli dinte 42 gjuhë të huaja dhe ai mendoi të hartonte një fjalor, pasi e kuptoi se shqiptarët e kanë pasion gjuhën e huaj.
Dinte dhe gjuhët e Lindjes. Baza e disa gjithëve është anglishtja dhe ti i kupton. Në Akademinë e Shkencave nuk e kam çuar.
Bëhet fjalë për fjalorin 100 gjuhësh të hartuar nga Oriol Spaho, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta paraqiste atë në Unionit Botëror të Gjuhëtarëve për shkak të ndarjes së parakohshme nga jeta në moshën 43 vjeçare.



