Moti në një javë/ Meteorologia Gjoni: Nga mesnata e sotme rikthehen reshjet e dobëta të shiut (VIDEO)

Moti në një javë/ Meteorologia Gjoni: Nga mesnata e sotme rikthehen reshjet e dobëta të shiut (VIDEO)

Parashikimi i motit për javën që sapo ka nisur sjell ndryshime të lehta të kushteve atmosferike.

Meteorologia Anira Gjoni nga IGJEUM, në një lidhje për “MCN Live”, bëri të ditur se nga mesnata e sotme rikthehen reshjet lokale të shiut, të cilat do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, por në intensitet të dobët deri mesatar.

Sot dhe gjatë ditës së diel moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm, por duke nisur nga mbrëmja e sotme dhe gjatë natës, do të kemi kushte të paqëndrueshme atmosferike, për shkak të rikthimit të reshjeve të dobëta dhe lokale të shiut në të gjitha qarqet e vendit. 

Reshjet do të nisin pas mesnatës, duke u përhapur gradualisht në pothuajse të gjithë territorin, kryesisht në formë shiu të dobët dhe lokal.

Të martën, në orët e para të mëngjesit, reshjet do të jenë më të pranishme në jug të vendit, kryesisht në qarqet Gjirokastër dhe Vlorë. Në pjesën tjetër të territorit, reshjet do të mbeten të dobëta dhe lokale. 

Në zonat malore priten reshje dëbore, por ato do të jenë të kufizuara dhe nuk do të prekin të gjitha qarqet.

Sipas saj, temperaturat nuk do të shënojnë ndryshime të ndjeshme krahasuar me javën e kaluar.

Në zonat bregdetare, temperaturat minimale do të luhaten rreth 10°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 14°C.

Në zonat e ulëta, minimalet priten rreth 6°C, ndërsa maksimalet deri në 13°C.

Në zonat malore, temperaturat minimale do të zbresin deri në 1°C, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 9°C.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy