Temperatura deri në 31 gradë, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 31 gradë, parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.

Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin largim të reshjeve, por shtim të lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy