Rreziku i Alzajmerit mund të “lexohet” në sy

Rreziku i Alzajmerit mund të “lexohet” në sy

Alzajmeri mund të “lexohet” në sy. Tri sëmundje degjenerative që kanë lidhje me shikimin: glaucoma, makulopatia dhe retinopatia akute, rezulton se janë të lidhura me rrezikun e prekjes nga Alzajmerin.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Uashingtonit, i publikuar në revistën “Alzheimer & Dementia”.

Ekspertët kanë monitorur për disa vite me radhë shëndetin e 3877 personave të përzgjedhur rastësisht në popullatë. Gjatë periudhës së studimit janë diagnostikuar rreth 800 raste me Alzajmer.

Të moshuarit me makulopati, retinopati apo glaukomë rezultuan me rrezik më të lartë për t’u sëmurur nga Alzajmeri. U vu re se ata ishin 40-50% më shumë të rrezikuar sesa moshatarët e tyre.

Sëmundje të tjera të shikimit që lidhen me moshën e avancuar si katarakta nuk rezultuan të lidhura me rrezikun e Alzajmerit, një shenjë kjo që tregon se ka një mekanizëm të përbashkët mes demencës dhe degjenerimit të retinës ose nervit optik.       

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy