Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson- Lavrovit: Ju u përfshitë në zgjedhje, ka prova!

Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson- Lavrovit: Ju u përfshitë në zgjedhje, ka prova!

Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson mund të jetë diplomati i parë që “guxon” t'i komunikojë publikisht dhe drejtpërdrejtë një zyrtari rus se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet në vende të tjera. Në vizitën e parë në Rusi, Johnson i tha homologut të tij rus Sergei Lavrov se ka "prova të mjaftueshme" që faktojnë përfshirjen e Moskës në proceset zgjedhore të vendeve të tjera. Ai i tha gjithashtu se çdo përpjekje e Rusisë për të ndërhyrë në referendumin e vitit të kaluar për daljen e Britanisë nga blloku evropian kishte dështuar. Pvarësisht se qëllimi i kësaj vizite është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, sekretari i Jashtëm britanik theksoi se nuk do të thotë që Britania nuk ka shqetësime serioze sa i takon veprimeve të Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy