Panelet diellore bëhen transparente, 1000 herë më efektive në konvertimin e dritës në energji

Panelet diellore bëhen transparente, 1000 herë më efektive në konvertimin e dritës në energji

Panelet diellore kanë ndryshuar mënyrën se si ne prodhojmë dhe konsumojmë energjinë elektrike. Duke i vendosur ato në fusha, mure dhe çati, familjet dhe bizneset individuale tani mund të gjenerojnë energjinë e tyre me kosto relativisht të ulëta – madje edhe ta shesin atë në rrjetet e energjisë pranë tyre kur furnizimi tejkalon konsumin.

Energjia diellore ka të ngjarë të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në frenimin e emetimeve globale të gazeve serrë pasi risitë vazhdojnë të rrisin efikasitetin e teknologjisë.

Një mënyrë se si dielli së shpejti mund të përdoret më gjerësisht do të ishte integrimi i paneleve diellore në një gamë më të gjerë materialesh dhe teknologjish të zakonshme, pa prekur mënyrat se si i përdorim aktualisht ato gjëra sot.

Shkencëtarët e materialeve kohët e fundit kanë eksploruar se si panelet diellore mund të më transparente. Nëse arrihet, pajisjet e grumbullimit të energjisë mund të vendosen në mënyrë diskrete në dritare, ekrane apo edhe në lëkurën e njeriut - duke e zgjeruar shtrirjen e teknologjisë edhe më tej.

Duke shfrytëzuar vetitë unike të materialeve të avancuara të ngurta, inxhinierët kanë bërë përparim drejt paneleve diellore transparente. Por tani për tani, edhe modelet më të fundit lejojnë që më pak se 70% e dritës hyrëse të kalojë përmes tyre - jo aq sa duhet që pajisjet të përzihen me mjediset ku jetojmë.

Një ekip studiuesish në Japoni kanë bërë tani hapa premtues drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje. I udhëhequr nga Toshiaki Kato në Universitetin Tohoku, dizajni inovativ i ekipit funksionon duke shfrytëzuar ndërveprimet komplekse midis materialeve ultra të hollë.

Konfigurimi i ri bazohet në një material përcjellës të quajtur oksid kallaji indium (ITO), i cili është transparent dhe pa ngjyrë.

Pajisja e re është mbi 1000 herë më efektive në konvertimin e dritës hyrëse në energji elektrike sesa qelizat diellore ekzistuese. Gjithsesi, zgjedhja e materialeve të ekipit ishte shumë më transparente se modelet e mëparshme: duke lejuar që rreth 79% e dritës hyrëse të kalonte drejtpërdrejt.

Kjo teknologji e re mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara në përpjekjet për të integruar panelet diellore në një gamë më të gjerë teknologjish ekzistuese - duke i pasur ato pjesë të mjedisit ku jetojmë.

Nëse materiali bëhet më i disponueshëm komercialisht në të ardhmen, ekipi i Kato-s beson se një ditë mund të mundësojë një gamë të larmishme pajisjesh elektronike të mbledhin energjinë e bollshme të Diellit, pa asnjë nevojë për t'i futur ato në një rrjet të jashtëm ose furnizim me energji elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy