Letonezja Aliia Nasyrova ka dy dekada që nuk i pret flokët. Ato kanë arritur gjatësinë dy metra, me peshë 2 kg.
Aliia thotë se ka qenë gjithnjë adhuruese e personazheve të përrallave, por mbi të gjitha për Rapunzelën.
Bashkëshorti i saj, Ivan, thotë se flokët e saj të gjatë u kanë kushtëzuar jetën. “Edhe pushimet i programojmë në bazë të trajtimeve që u bëhen flokëve të saj”, thotë ai.



