Matematika e SARS-CoV-2: I gjithë virusi që qarkullon në botë mund të futet brenda një kanaçeje të vetme

Matematika e SARS-CoV-2: I gjithë virusi që qarkullon në botë mund të futet brenda një kanaçeje të vetme

I gjithë virusi që shkakton Covid, i cili tashmë qarkullon në të gjithë botën mund të futet lehtësisht brenda një kanaçeje të vetme, sipas një llogaritje nga një matematicien britanik.

Duke përdorur nivelet globale të mutacioneve të reja të pandemisë, së bashku me vlerësimet e ngarkesës virale, eksperti i matematikës në Universitetin Bath, Kit Yates tha se ka dy kuintilion ose dy miliardë miliardë grimca të koronavirusit të ri, ose SARS-CoV2, në botë në çdo kohë.

Duke detajuar hapat e llogaritjeve të tij në një artikull të botuar në faqen “The Conversation”, Yates tha se përdori diametrin e SARS-CoV-2 në një mesatare prej rreth 100 nanometra, ose 100 miliardë të metrit  dhe pastaj kuptoi vëllimin sferik të virusit.

Sipas llogaritjeve të tij totali është më pak sesa në një kanaçe e vetme 330 mililitër.

"Është e habitshme të mendosh se të gjitha telashet, përçarjet, vështirësitë dhe humbja e jetës që kanë rezultuar gjatë vitit të fundit mund të përbëjnë vetëm disa kafshata të asaj që padyshim do të ishte pija më e keqe në histori", tha Yates në artikullin e tij.

Më shumë se 2.34 milion njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 deri më tani dhe ka pasur gati 107 milion raste të konfirmuara në të gjithë botën, sipas të dhënave të mbledhura nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins.

*Burimi Reuters

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy