Përmbytjet në Europë, MEPJ publikon numrat e emergjencës për shqiptarët

Përmbytjet në Europë, MEPJ publikon numrat e emergjencës për shqiptarët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë Evropën Perëndimore, ku deri më tani kanë humbur jetën 93 persona në Gjermani dhe janë shpallur të zhdukur mbi 1300 të tjerë.

Në bazë të informacioneve të deritanishme, MEPJ informon se nuk ka shtetas shqiptarë të prekur nga përmbytjet në Gjermani.

Në një deklaratë për mediay, MEPJ thekson se po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër.

Në rast emergjencash, MEPJ vë në dispozion të qytetarëve shqiptarë numrat e telefonit të përfaqësive diplomatike në vendet e përfshira nga moti i keq.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase. 

Deri më tani, bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga situate e motit të keq. Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër lutemi të kontaktoni me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë: 

Ambasada e RSH-së në Berlin: +49 174 8619587

Ambasada e RSH-së në Belgjikë: + 0032485401237

Ambasada e RSH-së në Holandë: +31616275159

Ambasada e RSH-së në Zvicër: +41774099729

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy