Berisha kundër legalizimit të kanabisit mjekësor: Shkelmon reputacionin e vendit dhe integrimin

Berisha kundër legalizimit të kanabisit mjekësor: Shkelmon reputacionin e vendit dhe integrimin

Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshton nismën e fundit të qeverisë Rama për legalizimin e kanabisit mjekësor. Berisha thotë se ky vendim legalizon krimin dhe drogën në vendin tonë, duke shtuar se do të shkelmohet reputacioni i Shqipërisë. Po ashtu ish-kryeministri theksoi se ky vendim do të dëmtojë procesin e integrimit në BE.

Jam këtu për vendimin absolutisht të dëmshëm për shqiptarët që Rama po merr për legalizimin e kanabisit. Ky vendim, është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, drogimin e të rinjve, të popullatës, rrënimin e shëndetit fizik dhe mendor, si dhe të identitetit të shqiptarëve, reputacionit të tyre. Jam i vetëdijshëm që vaji i kësaj bime apo nënprodukte, përdoren për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit, dhimbjeve, dhe rrethanave të tjera. Në këtë kontekst nuk kam kundërshti. Por studimet e gjëra të universiteteve më prestigjioze të botës, kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit. Kanë faktuar  se është i dëmshëm për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Ka lëndë kimike me efekte anësore në tru.

Të legalizosh kanabisin në Shqipëri, vend i etiketuar si Kolumbi e Evropës, apo kanabistan, do të thotë të shkelmosh reputacionin e këtij vendi. Rama për arsye personale zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve. Është akt i pamenduar, dëmton mundet edhe palcërisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy