Ish-ministri i Jashtëm italian, Gianfranco Fini, dënohet për shitjen e apartamentit në Monte Carlo

Ish-ministri i Jashtëm italian, Gianfranco Fini, dënohet për shitjen e apartamentit në Monte Carlo

Një gjykatë italiane dënoi ditën e sotme ish-ministrin e Jashtëm Gianfranco Fini me dy vjet e tetë muaj burg për pastrim parash, lidhur me rolin e tij në shitjen e një apartamenti në Monte Carlo nga partia e tij politike.

Elisabetta Tulliani, partnerja e Finit, u dënua me pesë vjet burg nga gjykata në Romë, ndërsa vëllai i saj Giancarlo Tulliani u dënua me gjashtë vjet dhe babai i tyre Sergio Tulliani me pesë vjet.

Prokuroria gjatë aktakuzës kishte kërkuar 8 vjet burgim për ish-ministrin italian, i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.

Hetimi i prokurorisë u thellua rreth shitjes së një apartamenti në Monte Carlo, e lënë trashëgim nga kontesha Annamaria Colleoni për Aleancën Kombëtare, parti e cila drejtohej nga Fini.

Sipas prokurorisë, prona ishte blerë nga Giancarlo Tulliani, kunati i Finit, nëpërmjet kompanive offshore në vitin 2008, për rreth 300 mijë euro.

Në vitin 2015, shtëpia u rishit për 1 milion e 360 ​​mijë dollarë prej nga vjen dhe akuza e pastrimit të parave për të gjithë të pandehurit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy