Një lajm i dhimbshëm ishte ai i humbjes së jetës se ish deputetit demokrat, Gerti Bogdani, ditën e djeshme në Tiranë.
Lidhur me këtë në studion e MCN Live ish-deputetja e PD Lajla Pernaska ka folur për atë që ai përfaqësonte në politikë por dhe në jetën e përditshme.
Ajo tha se ky lajm ishte i padrejtë dhe i papritur, ndërsa shprehet se Gerti Bogdani ishte një model frymëzues me kontribute të shumta në politikë.
Na mban dhe sot në këto lloj transmetimesh për të përcjellë gjithçka kemi përjetuar bashkë me të.
Unë kam një lidhje më të veçantë duke qenë se kemi dhe lidhje familjare, dhe ka qenë një djalë model, ka shkëlqyer në shkollimin e tij me medalje ari, por bëri dhe një zgjedhje të fortë që pas shkollimit në SHBA të kthehej në vendin e tij dhe jo vetëm si profesionist por zgjidhi të ketë një angazhim politik.
Ai u përfshi fillimisht në fushatën tonë të 2005 dhe ishte në garë sepse njësia 10, një garë e vështirë që Gerti e mori me shumë vullnet dhe realizoi një fushatë model dhe ai doli dhe fitues.
Ai mori patjetër sfidën e radhës duke organizuar forumin rinor të PD që për mua ka ngritur një model të papërsëritur deri më sot.
Gerti donte të jepte një kontribut për Tiranën në garën për kandidat, dhe pavarësisht se si shkuan gjërat ai gjithmonë e ka ditur se dhe angazhimi dhe bërja një hap pas nga politika ta bëjë me shumë fines.
Shoqëria nuk është indiferente, njerëzit janë shumë të vëmendshëm, shohin gjithmonë me kujdes dhe vlerësojnë integritetin dhe anën morale.
Kjo është dhe një nga arsyet që reagimi pas kësaj humbje kaq të dhimbshme është kaq i fortë sepse Gerti ngriti figurën e tij dhe si person dhe si qytetar dhe si një politikan, deputet, administrator që ishte në komunikim të vazhdueshëm me njerëzit.



