Kollçaku: Kurti të koordinohet me faktorin ndërkombëtar për çdo hap

Kollçaku: Kurti të koordinohet me faktorin ndërkombëtar për çdo hap

Deputeti socialist Bardhyl Kollçaku, për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga pala serbe, deklaroi se po ndiqet me shqetësim çdo zhvillim në Kosovë, duke shtuar se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të një kombi. Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se janë 3 policë të Kosovës që po ushtronin detyrën e tyre për patrullim në territorin e Kosovës dhe se ka dyshime të arsyeshme se trupat speciale serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, por tha se kjo mbetet për tu hetuar nga një ekip special dhe i paanshëm si KFOR. “Kushdo që të jetë arsyeja nëse trupat serbe kanë hyrë në thellësi të territorit tonë, ky është një akt i cenimit të integritetit territorial të Kosovës. Është përgjegjësi direkte e KFOR dhe Policisë së Kosovës që të ushtrojë legjitimitetin dhe pacenueshmërinë e territorit të Kosovës. Këto zhvillime nuk kontribuojnë për çtensionimin e situatës. Por duhet respektuar dhe ligji dhe ata që cenojnë ligjin, kushdo që të jetë duhet ë përballet me ligjin. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës është marrë vendimi që të shtohen masat e kontrollit në pikat e kalimit kufitar, të shtohet numri i forcave, por nga ana tjetër do i kërkoja dhe komunitetit ndërkombëtar si KFOR dhe UNMIK që t’i rrisnin këto masa. Ky akt i cenimit ka ndodhur dje ku komandanti i KFOR vizitonte Beogradin. Mendoj se duhet të ketë një qasje të koordinuar mes tre faktorëve qeverisë së Kosovës, asaj serbe dhe komunitetit ndërkombëtar.” Kollçaku tha se do e këshillonte Albin Kurtin që në çdo hap të koordinohet me faktorin ndërkombëtar, larg nga disa folklorizma që kërkojnë të bëjnë politikën e ditës që kërkojnë të hedhin baltë mbi qeverinë, qoftë në Shqipëri por edhe në Kosovë. “Ne duhet të bëhemi bashkë dhe kjo situatë mund të zgjidhet vetëm në koordinim me faktorin ndërkombëtar, ata që sollën pavarësinë e Kosovës.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy