Ndoka: Protestat janë lajmi më i mirë në 35 vite pluralizëm, Zvërneci ishte pika e vlimit që ngriti qytetarët (VIDEO)

Ndoka: Protestat janë lajmi më i mirë në 35 vite pluralizëm, Zvërneci ishte pika e vlimit që ngriti qytetarët (VIDEO)

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, në “MCN Live”, ka komentuar protestën e zhvilluar lidhur me Zvërnecin, duke e cilësuar atë si një sinjal të fortë të pakënaqësisë qytetare ndaj sistemit politik në vend.

 

Sipas Ndokës, protestat në Shqipëri përfaqësojnë një zhvillim pozitiv në kontekstin e pluralizmit, duke theksuar se ato “janë lajmi më i mirë që Shqipëria ka pasur në këto 35 vite pluralizëm” dhe se “kanë dhënë shpresë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”.

 

Ai e interpreton protestën si një reagim më të gjerë sesa një kauzë të vetme lokale, duke theksuar se “kjo është lajmi që protesta është kundër sistemit”, duke iu referuar sipas tij problematikave të thella të funksionimit politik në vend.

 

Protestat i shoh si lajmin më të mirë që Shqipëria ka pasur në këto 35 vite pluralizëm. Është një protestë që ka dhënë shpresë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Kjo është lajmi: që protesta është kundër sistemit. 

 

E kam provuar mbi kurrizin tim se ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe zgjedhja e Presidentit janë bërë nga pazaret e dy partive politike dhe nga aty ky sistem zgjedhor ka vendosur disa pengesa përpara. Ne kemi vendosur pengesa në rrugë për çdo promovim të ri në politikë që kërkonte të shembte këtë sistem. 

 

Kemi dështuar; ata që e kundërshtuan janë Meta, që sot është në burg, ndërsa unë jashtë Parlamentit. Na asgjësuan. Prandaj e shoh me shumë simpati një lëvizje të tillë, por se deri ku do arrijë mbetet për t’u parë. Goditjen e parë e kanë dhënë; është një brez që nuk tërhiqet dhe edhe administrata ka pakënaqësitë e saj. 

 

Nuk është problemi i një kauze kjo protestë; është shumë më tepër se kaq. E keqja është aq e madhe sa Zvërneci ishte pika e vlimit që ngriti qytetarët në protestë. Është një mllef i akumuluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy