Lufta në Ukrainë bëhet shkak për mbylljen e disa burgjeve në Rusi

Lufta në Ukrainë bëhet shkak për mbylljen e disa burgjeve në Rusi

Disa burgje në rajonin e Krasnoyarskut në Rusi do të mbyllen pas rënies së numrit të të burgosurve për shkak të rekrutimit të tyre në luftën në Ukrainë.

Duke i cituar mediat në Rusi, Aljazeera ka shkruar të enjten se të paktën dy burgje lokale do të mbyllen për shkak të “reduktimit të madh të të dënuarve”.

Kur kishte nisur lufta në Ukrainë, Yevgeny Prigozhin, kreu i vdekur i grupit të mercenarëve “Wagner”, pati thënë se rusët e dënuar dhe që mbajnë burgun, do të mund të fitojnë lirinë nëse iu bashkohen trupave ushtarake ruse në luftën ndaj Ukrainës.

Në raportin e atëhershëm, Prigozhini pati thënë se Rusia i ka rekrutuar të paktën 50.000 të burgosur.

Nuk janë dhënë raporte të sakte mbi numrin e të burgosurve të përfshirë në luftë.

Krah Rusisë kanë luftuar edhe anëtarë të “Wagnerit” që ishin dënuar paraprakisht për krime të rënda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy