
Pesëqind banesat e premtuara nga presidenti turk si ndihmë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit do të ndërtohen në Laç. Një ekip ekspertësh të Institutit turk të Ndërtimit është në vendin tonë dhe po studion zonën ku do të nisin ndërtimet. Këto të fundit do të përballohen nga shteti turk dhe e gjithë ecuria nga themelet deri në përfundim do të kryhet nga ekipet turke. Detajet dolën nga një takim i përbashkët që pati sot në mesditë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, pati me ambasadorin turk në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk.
“Shteti ynë ka përvojë në fatkeqësi të tilla. E dimë shumë mirë sa e rëndësishme është ndihma psikologjike në momente të tilla. Pas tërmetit, institucionet turke janë mobilizuar për të ndihmuar shqiptarët. Një delegacion i Institutit tonë të ndërtimit është në Shqipëri. Po studiojmë vendin për të ndërtuar. Do të bëjmë çmos ta realizojmë sa më shpejt. Nevoja për strehim është imediate”, tha ambasadori.
Yoruk shtoi se më konkretisht lidhur me projektin e qeverisë turke do të diskutohet gjatë një takimi të afërt mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Erdogan.



