Shpallet fituesi i Nobelit të Letërsisë, ja cili është shkrimtari që përzgjodhi Akademia Suedeze

Shpallet fituesi i Nobelit të Letërsisë, ja cili është shkrimtari që përzgjodhi Akademia Suedeze

Kazuo Ishiguro është fituesi i Nobelit të Letërsisë. Akademia Suedeze ka përzgjedhur shkrimtarin britanik Kazuo Ishiguro si fitues i këtij viti.  

Kazuo Ishiguro ka lindur më 8 nëntor 1954. Ai është romancier dhe scenarist britanik. I lindur në Nagasaki, Japoni, ai ka emigruar në Britani në vitin 1960, kur ishte vetëm 5 vjeç.

Ishiguro është diplomuar në Universitetin e Kentit në vitin 1987 dhe ka një diplomë master në Universitetin e Anglisë Lindore në shkrim kreativ në vitin 1980.

Ishiguro është një nga autorët më të njohur të romaneve fiksion në botën anglishtfolëse.

Ai ka qenë katër herë i nominuar për “Man Booker Prize” dhe e ka fituar këtë çmim në vitin 1989 për romanin “Çfarë mbetet nga dita”. Në vitin 2008, “The Times” e renditi Ishiguron në vendin e 32-të të listës me 50 shkrimtarët më të mëdhenj britanikë të të gjitha kohërave. /Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy