
Lulzim Basha duket se është vënë në lëvizje pas dorëheqjes si kryetar i Partisë Demokratike. MCN mëson se Basha ka marrë zyra të reja, në katin e 10-të të ndërtesës që njihet si “Torre Drini”.
Po ashtu mësohet se Basha ka formuar një ekip të vogël, të ri, që nuk asnjëri prej atyre me të cilët ka punuar si kryetar partie. Në zyrën e re Basha nuk ka marrë as sekretaret e tij, por vetëm një nga 4 shoferët ka shkuar me ish-kreun e PD.
Lidhur me takimet që po zhvillon në bazë, Basha po punon me Taulant Zenelin, i cili ka shërbyer dikur si sekretar për organizimet elektorale. Po ashtu mes besnikëve që po i qëndrojnë pranë janë edhe disa kryetarë degësh të cilët janë shprehur kundër dorëheqjes së tij nga drejtimi i partisë edhe në Kolegjin e Kryetarëve.
Mes besnikëve janë: Luan Hoti, Xhemal Bushati, Ferdinand Saraci, të tre ish-kandidatë për kryetarë bashkie, si dhe kryetar të tjerë degësh si Pëllumb Seferi, Dash Visha, Mirlinda Çollaku, Ervin Goxhaj, Festin Dushku.
Bëhet me dije se ish-kreu i PD ka komunikim të përditshëm me dy nëkryetarët e selisë blu, Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun, dhe sekretarin Gazment Bardhi, por nuk dihet nëse janë takuar personalisht.
Duket se vendimi i gjykatës e ka kapur të papërgatitur Bashën, pasi skenari i tij ishte që zgjedhjet pa kryetar të mbaheshin në 2023-shin. Kujtojmë që më herët Basha është shprehur se nuk heq dorë nga kontributi në PD dhe për bashkimin e demokratëve.



