Hajdarmataj: Rama e ka kthyer çdo institucion shtetëror në paradhomë të tij

Hajdarmataj: Rama e ka kthyer çdo institucion shtetëror në paradhomë të tij

Ish-deputetja demokrate, Mimoza Hajdarmataj, thotë se qeveria e ka kthyer Shqipërinë në një vend nga i cili duan të ikin të gjithë. Në studion e lajmeve të MCN TV, Hajdarmataj theksoi se PD do të shpalosë para qytetarëve programin e saj si e vetmja alternativë për daljen nga kriza. Ajo shtoi se kryeministri e ka kthyer çdo institucion shtetëror në paradhomë të zyrës së vet.

Prej kohësh çdo institucion i këtij vendi është kthyer në paradhomë të kryeministrit. Kemi një qeveri që po e lë vendin në rënie të lirë. Siguri nuk ka, krimi mbështetet nga politika. Kemi një kryeministër misioni i të cilit është të hajë kokën e çdo zëri opozitar në vend. Kemi një SPAK që vihet në lëvizje për një indicie, për një denoncim, ndërkohë prej kohësh prej kohësh ka denoncime nga opozita me fakte për të gjitha aferat.

Ne jemi qytetarë para së gjithash, duam të dimë ku shkojnë taksat tona. Si mund të vidhet kështu ditën për diell. Paratë tona kanë shkuar në drejtim të paditur bashkë me Zoton e Gugalljan.

Afera të tjera si ajo e portit të Durrësi, afera e Butrintit.

Sa herë ka vit zgjedhor, menjëherë nis ose sulmi ndaj opozitës. Ka një tendencë për të shuar opozitarizimin. I gjithë aparati vihet në dispozicion të jepen leje ndërtimi, leje banimi për të shtuar numrin e votuesve. Kjo është e turpshme. Opozita këtë duhet të ketë mision kryesor: të mbrojë votën, të ndërgjegjësojë qytetarët. Ka familje në veri të Shqipërisë, ku nuk dëgjon më zë fëmije. Gati 90% e të rinjve të pyetur e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit.

Sipas Hajdarmatajt, qytetarët presin ndëshkimin e abuzuesve me pushtetin, por nuk kanë parë deri tani rezultate.

Qytetarët shqiptarë po e kuptojnë, por duhet të ketë ndëshkueshmëri. Ambasadorja Kim tha që do të vihen të gjithë përpara ligjit. Këtë duam të shohim. Ne po vidhemi dhe po shpërfillemi. Ka një tendencë që bashkëpuno me krimin, vidh, varfëroji  njerëzit, riciklohu në politikë. Njerëzit ikin. Kush do të mbetet?

Misioni i PD ka filluar duke organizuar tryezat që PD po bën. Përtej asaj mendoj që kemi mision të tregojmë që jemi alternativa e duhur qeverisëse. Alternativa është PD. Ne do të shpalosim programin para qytetarëve. Ata duhet ta kuptojnë kush është zgjidhja dhe pse duhet të besojnë ata te Partia Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy