Grines Fezollari, influencer, personazh TikTok, risolli në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, ndjesinë e të bërit video për TikTok, në një ambient jo fort të rehatshëm.
Ai zgjodhi të futet brenda një arkivoli duke qëndruar plot 10 minuta.
Këtë ai e bëri simbolikisht për të mbyllur adresën dhe personazhin e tij në TikTok.
Ajo video që kam bërë vazhdon të gjeneroj lekë .
Arsyeja që unë e bëra ishte për të dhënë mesazhin dhe idenë se TikToku ka vdekur, dhe adresa që unë bëja është mbyllur tashmë.
Ishte një video e guximshme, e çmendur, bile mami nuk më ka folur me gojë deri sot.
Bëra ‘ceremoninë’ e lamtumirës së adresës së TikTok-ut.
Në atë moment u futa në rol, në atë moment nuk kam ndjerë asnjë lloj gjëje, më shumë ndjesi kishin personat prezent. Më erdhi një lloj adrenaline.
Kam qëndruar aty për 10 minuta, padyshim që ishte e sikletshme, nuk ishte e rehatshme, e kam regjistruar në një agjenci funeralesh.
Fezollari thotë se njerëzit duan çmenduri nga TikToku dhe se video u prit mirë.
Megjithatë pas mbylljes së adresës, ai ka rihapur një adresë të re.
Kam dashur që para dy vitesh ta bëjë këtë video, por nuk gjeta përkrahje, dhe si duket tani pas kaq kohësh, njerëzit po bëjnë çdo gjë për TikTokun, prandaj edhe agjencia funerale e pranojë një bashkëpunim të tillë.
Ishte humor i zi, por i pritur mirë, askush nuk është habitur.
Pas mbylljes së adresës së vjetër pas asaj video, kam rihapur një të re dhe tani jam përqendruar kryesisht te videot me mesazhe modelingu.
Jeta ime nuk kishte kuptim pa TikTok, sepse atë kisha punë. Tani acounti i ri ka 10k me ndjekës te ri dhe po fokusohem me modelingun.



