Punimet në Unazën e Madhe e Tiranës, pritet të përfundojnë brenda muajit korrik

Punimet në Unazën e Madhe e Tiranës, pritet të përfundojnë brenda muajit korrik

Në Unazën e Madhe të Tiranës vijojnë punimet në lotet e saj dhe me përfundimin e tyre do të lehtësohet trafiku dhe shkurtohen distancat për mjetet që kalojnë tranzit në kryeqytet, apo lëvizin nga periferia jashtë tij. Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të diele ka shpërndarë foto nga puna që vijon në Unazën e Madhe të Tiranës, loti 2 ku shkruan se tashmë ka nisur montimi i trarëve. Gjithashtu ai shprehet se punimet pritet të përfundojnë brenda muajit korrik. Aktualisht punimet janë në fazën e zbatimit të dy segmenteve që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës, pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë. Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy