Nënë e bir të pasionuar pas sportit, 46-vjeçarja në palestër, 20-vjeçari në ndeshjet e MMA

Nënë e bir të pasionuar pas sportit, 46-vjeçarja në palestër, 20-vjeçari në ndeshjet e MMA

Nënë e bir Miranda Vathi dhe Alain Vathi tregojnë pasionin e tyre pas palestrës dhe sportit, ku 20-vjeçari është kampion i MMA në Itali dhe 46-vjeçarja e pasionuar pas palestrës.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Miranda tregoi se në çdo ndeshje të të birit në artet marciale i lëviz zemra, duke thënë se është sport shumë i vështirë dhe agresiv.

Drupal Ad

Para një muaji pati një humbje ndeshje shumë të fortë në Romë, shkoi deri në gjysmëfinale dhe humbi.

Në fillim kam qenë kundër, ishte i vogël vetëm 14 vjeç, vendosi vetë se është shumë kokëfortë.

Në një ndeshje instruktori më tha ti nuk do të vish se ti je nënë dhe do ndikosh për keq. Por unë shkova se më pëlqen dhe mua shumë dhe jam fansja e tij e parë.

Më thotë që nuk të shoh fare, por mua më duket sikur më dëgjon. Më përshëndet gjithmonë në fillim, se unë jam gjithmonë para.

Kur e shikoj që po humb ose po shkon poshtë, i them, lëviz, nuk duhet të rrish.

Unë bëj tjetër sport, kemi palestra të ndryshme, se Alain është në palestër për MMA. Djali tjetër merret me futboll, ai është dhe në shkollë për fizioterapi.

Bashkëshortin nuk e ka lënë puna, por me zemër e ka shumë qejf. Në fillim kur merresha unë nuk ishte, por tani i pëlqen.

Djali konsumon mish drekë dhe darkë. Unë, burri dhe çuni i madh ditë për ditë shkojmë dhe blejmë ushqime, por unë gatuaj për të gjithë.

Nga ana e tij Alain tha se i pëlqen të garojë dhe të fitojë.

Më pëlqen të konkurrojë me njerëzit e fortë, ti sfidojë. Më pëlqen të jem fitimtar. Unë ia kaloj mamit në palestër.

Tani kaloj te profesionistët dhe kam shumë gara në shtete të ndryshme. Duhet të bëjë shumë përballje që të kaloj te profesionistët, nga shtatori pritet të më kalojnë te profesionistët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy