
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot një delegacion me përfaqësues të stafeve drejtues të Senatit e Kongresit Amerikan, si dhe të Këshillit të Atlantikut me qendër në Uashington DC, të kryesuar nga Damon Wilson.
Zhvillimet e brendshme politike, zgjidhja sa më e shpejtë e krizës aktuale dhe nevoja për reflektim të menjëhershëm, zbatimi e implementimi i reformës në drejtësi mbështetur në shinat kushtetuese, hedhja e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon si faktor kyç për stabilitetin, ishin temat kryesore të diskutimit.
Kriza politike në Shqipëri ka sjellë në Tiranë një delegacion të Kongresit Amerikan.
Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshilli i Atlantikut në këto momente po zhvillojnë një takim me shefin e qeverisë, ndërsa më herët ata patën takim edhe me Kreun e Shtetit, Ilir Meta.
Ende nuk ka detaje për atë se çfarë është diskutuar mes palëve. Gjithashtu në orën 11:15 ky delegacion ka planifikuar takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 15:30 minuta.
Kryeministri Edi Rama prej ditësh nuk ka ngurruar t’i drejtohet liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës me letra publike, ku i ka kërkuar dialog pa kushte.



