Rezulton i zhdukur, flet vëllai i avokatit: Ja telefonata e fundit me të

Rezulton i zhdukur, flet vëllai i avokatit: Ja telefonata e fundit me të

Avokati Besnik Muço i denoncuar nga bashkëshortja se ka humbur gjurmët që prej datës 2 nëntor të këtij viti rezulton të jetë nisur nga porti i Durrësit.

Po ashtu vëllai i Muços ka bërë denoncimin në Policinë e Durrësit. Ai ka deklaruar se telefoni i tij rezulton i fikur.

“Kam folur me të paka para se të nisej trageti drejt Italisë”, tha vëllai i avokatit.

Më herët burime për ‘Panorama’ konfirmuan se avokati rezulton të ketë kryer check-in dhe të jetë imbarkuar në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Por nuk ka informacion nëse ka zbritur në Bari apo jo.

Po ashtu burimet thonë se do të verifikohen kamerat e tragetit për të parë lëvizjet e personit të zhdukur, si dhe do kërkohet nga autotitetet shqiptare te homologët e tyre kufitarë italianë nëse ka zbritur ose jo në portin e Barit.

Nga ky moment mësohet se policia dhe prokuroria e Durresit nisin zyrtarisht hetimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy