
Keli Bracaj shef kuzhine i ftuar në Zgjohu me MCN ka rrëfyer për jetën e tij mes kuzhinës dhe pasionin e zbuluar vitet e fundit për crosfitt, sport me të cilin ka arritur t mbajë dhe një trup në formë.
Ai tregon se është marrë gjithmonë me palestër, por dy vitet e fundit është fokusuar te crossfit ku ka fituar dhe çmimin e tretë në këtë kampionat.
Bracaj shprehet se pavarësisht se ndodhet në kuzhinë pjesën më të madhe të kohës ka arritur që të gjejë balancën mes konsumimit të ushqimeve.

Crossfit është pasion që e kam zbuluar dy vitet e fundit por jam marrë me palestër gjithë kohës, ndërsa shef kuzhine është puna ime.
Kam dy vite e gjysëm që bëj 6 ditë në javë stërvitje me 1 deri 1.5 orë në ditë normale dhe deri në 3 orë në ditë para ndonjë gare. Kam qenë një periudhë dhe një shef kuzhine me bark, por pastaj nisa dietën e përditshme dhe palestrën.
Sa i përket kuzhinës mund ta mbash dhe regjimin, mjafton që ti provosh ushqimet por duhen eliminuar yndyrat, duhet të përdoret një ushqim i zgjedhur, i balancuar.
Ushqim ha shumë kam ngrënë dhe tre pjata makarona në drekë dhe nuk kam shtuar peshë, por duhet shoqëruar gjithmonë me perime dhe fileto pule.
Duhet të jesh i ushqyer mirë sepse crossfit është me intensitet të lartë dhe ke frymëmarrje të shpeshta prandaj duhet të kesh energji. Crossfit më jep më tepër adrenalinë sepse kuzhina tani më është kthyer në profesion.
Pas një gare në crossfit na duhen disa minuta qetësi të shtrirë në tokë, por është dhe ai komuniteti që do t’ja kalosh dhe është ajo ndjenja shumë e bukur pasi kalon garën.



