
Falet liderja birmaneze Aung San Suu Kyi, raportojnë mediat shtetërore. Megjithatë, junta ushtarake në pushtet zgjati gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur kur ushtria mori pushtetin në grusht shteti në vitin 2021, duke arrestuar Aung San Suu Kyi, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe anëtarë të partisë së saj (Lidhja Kombëtare për Demokraci). Më pas, media shtetërore birmaneze specifikoi gjithashtu se Aung San Suu Kyi mori një falje të pjesshme në lidhje me pesë nga 19 dënimet kundër saj dhe nuk është e qartë për momentin nëse kjo do të çojë në lirimin e saj. Aung San Suu Kyi, e cila u fal në një amnisti të Kreshmës Budiste, të dhënë për më shumë se 7000 të burgosur, u dënua me 33 vjet burg për një sërë akuzash, duke përfshirë ryshfet, posedim të paligjshëm të radiove dhe mosrespektim të kufizimeve kundër Covid. Me faljen e fundit ajo dënohet vetëm me 6 vite burg. Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme u miratua nga Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes dhe Sigurisë, i përbërë nga ushtarakë. Birmania ka qenë skenë e një konflikti të dhunshëm civil, i cili ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 3000 njerëzve dhe ikjen e qindra mijëra banorëve që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit 2021, në të cilin u rrëzua udhëheqësja e zgjedhur Aung San Suu Kyi. Aung San Suu Kyi, 78 vjeçe, fituese e çmimit Nobel për Paqe, u dënua me më shumë se tridhjetë vjet burgim në gjyqe të mbyllura për akuza të ndryshme. I arrestuar që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit 2021, liderja politike, sipas thashethemeve të pakonfirmuara, u transferua nga burgu në një ndërtesë qeveritare javën e kaluar.



