Gjykata e Hagës thërret Ali Ahmetin, do shkojë për të dëshmuar

Gjykata e Hagës thërret Ali Ahmetin, do shkojë për të dëshmuar

Ali Ahmeti është së fundmi një tjetër ish-pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që është thirrur nga gjykata e Hagës. Ai sqaron se ndryshe nga Thaçi dhe Veseli, për të cilët janë ngritur akt-akuza për krime lufte, do të shkojë në Hagë si dëshmitar, pasi ka qenë themelues i UÇK-së dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm.

Në reagimin e bërë në rrjetet sociale Ali Ahmeti thotë se është në dispozicion të tregojë çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit të Millosheviçit. Gjithsesi ende nuk dihet nëse dëshmia e tij do të jetë në vazhdën e ‘dosjes’ Thaçi e Veseli apo ka të bëjë me një çështje tjetër.

STATUSI NGA ALI AHMETI

"Të nderuar qytetarë,

sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time.

Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.

Gjithëmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy