Atë Grigori: Thirrja për tu bërë prift erdhi në moshën 20 vjeç, kjo zgjedhje bekimi i jetës sime (VIDEO)

Atë Grigori: Thirrja për tu bërë prift erdhi në moshën 20 vjeç, kjo zgjedhje bekimi i jetës sime (VIDEO)

Atë Grigori nga kisha ortodokse në MCN Informacion ka treguar se çfarë ndikoi tek ai për të ndërmarrë këtë vendim që ai është sot duke u shprehur se ka qenë vetëm 20 vjeçe kur i erdhi thirrja për tu bërë prift dhe sot e quan bekimin më të madh të jetës së tij.

Ai tha se një shtysë ka qenë dhe koha në të cilën ka jetuar, rënia e komunizmit dhe shprehet se ajo që e frymëzoi më pas ishte kontakti me besimin dhe krishterimin.

Sipas tij, bekimi që të jep ky shërbim është se ti nuk e merr mbrapssh atë që ofron, është një mision shumë i bukur që ka të bëjë mes hyjnores dhe njerëzores.

Për mua ka qenë ndoshta bekimi më i madh i jetës sime të zgjedh këtë rrugë. Unë jam në ato vitet e rënies së komunizmit dhe më gjeti të rritur në atë kohë dhe e konceptonim ndryshe atë lirinë që na solli demokracia. U rritëm në një periudhë shumë të vështirë ku njerëzit dënoheshin dhe njerëzit fetar ishin njerëzit më të nëpërkëmbur.

Ajo që më frymëzoi më pas ishte se rashë në kontakt me besimin, krishterimin, pasi ne posedonim një pasuri të madhe shpirtërore. Kam pasur mundësi që të largohesha dhe jashtë shtetit, por që unë mora vendimin për t’ju përkushtuar fesë së krishterimit dhe sot jam i bekuar që e kam zgjedhur.

Thirrja për tu bërë prift më erdhi në moshën 20 vjeçare. Shërbimi që ne kemi, është 24/24 dhe bekimi që të jep ky shërbim është se ti nuk e merr mbrapssh atë që ofron. Është një mision shumë i bukur që ka të bëjë mes hyjnores dhe njerëzores, ne depërtojmë në zemrat e njerëzve.

I pyetur se cilat janë sfidat me të cilat përballeni, ai tha se sfida më e madhe në fenë e tij është të punosh me karakteret e të rinjve.

Sfida më e madhe është të punosh me njerëzit sot dhe në një familje me 2-3 fëmijë është e vështirë ta menaxhosh jo më një kishë që ka mijëra anëtarë.

Por kjo është dhe bukuria sepse kisha nuk kërkon të jenë të gjithë perfekt, por që përfshihet personaliteti i gjithkujt dhe mbi të gjitha respektohet liria e njerëzve. Sfida më e madhe është tu shërbesh të rinjve pasi ata kërkojnë modelet më të mira dhe besoj se feja ka nevojë për këto modele.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy