Rrëzimi i avionit rus, hetohet edhe në pistën e sulmit terrorist

Rrëzimi i avionit rus, hetohet edhe në pistën e sulmit terrorist

Një avion rus u rrëzua dje në ujërat e Detit të Zi, duke shkaktuar vdekjen e 92 personave që udhëtonin me të. Avioni Tupolev Tu-154 ra pak minuta pasi ishte ngritur nga Soçi për të udhëtuar drejt bazës ushtarake ruse në Latakia, Siri.

Ekipet e shpëtimit gjetën pjesë të avionit në ujërat e Detit të Zi. Në bordin e avionit udhëtonin 64 pjesëtarë të Korit të Ushtrisë ruse, të cilët do të jepnin një concert para trupave ruse të dislokuara në Siri.

Mes tyre ndodheshin edhe 9 gazetarë dhe 8 pjesëtarë të ekuipazhit.

Fillimisht hipoteza e një atentati terrorist u përjashtua dhe u hodhën dyshime për një defekt teknik ose gabim të pilotit. Por në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme, Ministria e Transportit njoftoi se po hetohej edhe pista e terrorizmit.

Sipas saj, piloti Roman Volkov ishte ekspert i fushës dhe kishte më shumë se 3 mijë orë fluturim. Ndërsa avioni i tipit Tupolev Tu-154 kishte 33 vjet në përdorim, por funksiononte mirë.

Presidenti Putin e ka deklaruar ditën e sotme ditë zie kombëtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy