
Kapet një person në kufi të cilit iu gjet në çantë një thikë. Shërbimet e Policisë Kufitare të aeroportit “Flatrat e Veriut”, Kukës, si rezultat i kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në bashkëpunim me agjentët e sigurisë së aeroportit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, kanë gjetur në çantën e shtetasit L. K., një thikë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 43 vjeç, banues në fshatin Fushë Prezë, Vorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.



