Rina Sahatçiu, ekonomistja dhe influencerja nga Kosova e cila u shënjestrua në rrjetet sociale se pse shkoi në dasmë pak kohë pasi i vdiq i ati, në emisionin “Zgjohu me MCN”, deklaroi se nuk ndalet te komentet, por mendon se si mundet një njeri ti japë vetes aq shumë të drejta sa të drejtohet në atë mënyrë.
Ajo rrëfeu se i ati që ndërroi jetë, e ka këshilluar se çfarëdo rrethane të sjell jeta, duhet të vazhdoj përpara me buzëqeshje.
Im atë ka qenë diagnostikuar me kancer, por vdekja e tij ishte e papritur. Shoqja ime që e kisha si motër e kishte dasmën një javë mbas dhe për të kisha thënë se çfarëdo që të ndodh do të shkoj.
Askush nuk e kupton se si të shkosh në dasmë, ndërkohë që përjeton një dhimbje kaq të madhe. E kam pritur, por jo që do më thonin mua direkt.
Sidomos në sekondat e para që kam postuar fotografinë, i kam pranuar ato komente. Sot bëhem një muaj që më ka ndërruar jetë babi dhe dhimbja vetëm sa shtohen.
Nëse rri mbyllur, e di që dhimbja ka për t’u shtuar. Mendoj se jap një mesazh të mirë, që duhet ta përqafosh jetën pavarësisht nga rrethanat.
Sociologu Gëzim Tushi tha për rastin në fjalë se përveç paragjykimeve që vijnë nga zakonet që kemi të kryqëzuara, kam një problem tjetër që është diskriminimi gjinor, që fenomene të njëjta për një femër dhe një mashkull, për femrën rëndojnë më shumë.
Sipas tij, armiku më i madh i femrave janë vetë femrat.
Nuk janë meshkujt kundërshtarët e femrave. Femrat ndaj njëra tjetrës ndjejnë një narcizizëm plus dhe xhelozia.
Ritualet post moderne kanë qenë shumë më të rënda. Por ka dhe një tezë të vdekurit me të vdekurit dhe të gjallët me të gjallët.
Unë nuk them që të mos respektojmë të vdekurit. Por këto rituale post mortore nuk mund të vazhdojnë më dhe gradualisht brezi aktual i ka spostuar. Nuk mund të humbësh jetën.
Më para një pjesë kanë humbur jetën. Jo më të mendosh martesën për së dyti, ndërsa sot po ndodh. Meshkujt e bënin dhe në kohën e komunizmit, ndërsa femrat jo.
Unë mendoj që ka bërë shumë mirë që ka shkuar në dasmë, aq më tepër që babai i ka thënë që shiko gëzimet e jetës. Se ti pret gëzime mbas.
Ritualet post mortore duhet t’i thjeshtojmë, në mënyrë që të mos frenojmë jetën. Ne nuk duhet të ecim me kokën mbas.
Ka një mesazh universal: ndiq rrugën tënde dhe mos i dëgjo të tjerët.



