Bilardo në MCN/ Liçaj: Nuk besoja se Rama do të godiste teatrin, opozita na tradhtoi

Bilardo në MCN/ Liçaj: Nuk besoja se Rama do të godiste teatrin, opozita na tradhtoi

Aktori Neritan Liçaj tha në emisionin “Bilardo” në Mcn Tv se nuk besonte deri në momentin e fundit se kryeministri Edi Rama do ta godiste godinën e Teatrit Kombëtar.

Liçaj u shpreh kauza e Teatrit Kombëtar u tradhtua nga Partia Demokratike, që asokohe drejtohej nga Lulzim Basha.

Pyetjes së moderatorit Dyrnjaja a ndiheni të tradhtuar nga njerëzit, Liçaj i përgjigjet:

Ne u tradhtuam nga PD-ja atëherë. Sepse njerëzit nuk na tradhtuan. Na shitën. Ditën e fundit u larguan, mbetën 50 vetë. Kur kam dalë nga Komisariati Nr.4, ishte ime shoqe aty që më priste, me djalin, kunatin, dy miq të ngushtë. Në momentin që e takova i thashë: Na shitën”.

Aktori shprehet se ka përshtypjen që "Lulzim Basha ra në pazar", pasi ditën që u shemb teatri dha garanci që nuk do të ndodhte gjë.

Pyetjes, pse opozita iu bashkëngjit kauzës së Aleancës për Teatrin, Liçaj iu përgjigj:

Erdhi momenti që ne mbetëm vetëm dhe lindi nevoja për njerëz. Erdhi si logjike pragmatike. Aty s’erdhi vetëm PD-ja, erdhi edhe LSI, edhe OP, edhe VV, që janë të majtë. Unë kam përshtypjen se aty ishte PD, Basha, që ra në pazar. Këtë nuk di ta them, dhe s’aludoj. Por atë moment që u sulmuam, ai tha ‘nuk vijnë sot, kam informacion’, dhe pjesa më e madhe e njerëzve ikën. Të betohem unë s’besoja kurrë që Rama do sulmonte. Se thashë s’ka sens, s’ka logjik”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy