
Presidenti Ilir Meta thotë se sot në Shqipëri jetojnë me të ardhura nën 5.5 dollarë në ditë, rreth 930.457 qytetarë.
Kreu i shtetit bën me dije se prej tyre, janë 64.710 familje në ndihmë ekonomike, me të ardhura për person në 0.7 dollarë në ditë.
Rreth 46.742 qytetarë me pension familjar mujor, që jetojnë me të ardhura 2 USD/ditë. Rreth 440.579 pensionistë në zonat urbane, me të ardhura në 4.8 USD/ditë. Rreth 63.099 pensionistë invalidë, me të ardhura në 4.4 USD/ditë. Rreth 103.626 pensionistë të zonave rurale, me të ardhura në 2.8 USD/ditë. Rreth 5.755 të papunë, që trajtohen me ndihmë ekonomike në 4.5 USD/ditë.
Ai shton se në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, ngre pikëpyetje, se si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930.457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?!
Presidenti bën thirrje se është koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë.



