Policia arreston 57-vjeçarin, i bëri atentat lezhjanit, pranga edhe dy bashkëpunëtorëve (VIDEO)

Policia arreston 57-vjeçarin, i bëri atentat lezhjanit, pranga edhe dy bashkëpunëtorëve (VIDEO)

Policia e Kurbinit ka zbardhur dy ngjarjet që kanë ndodhur rreth një vit më parë, ku shtetasit N.K. i është bërë antentat  duke e plagosur me armë zjarri si dhe makinës së tij i është vendosur lëndë eksplozive.

Në pranga është vënë Fran Gjoka, 57 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë.

"57-vjeçari me datë 18.07.2017 i ka  vendosur lëndë plasëse eksplozive mjetit të shtetasit N.K dhe me datë 17.08.2017  ku po ndaj këtij shtetasi është bërë atentat me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur", sqaron policia.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë,  ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Vrasje me paramendim' mbetur në tentativë" dhe " Shkatërrim prone me eksploziv" kryer në bashkëpunim " parashikuar nga nenet 78-22-25 të Kodit Penal dhe 152 të Kodit Penal.

Po në lidhje me këtë operacion, janë ndaluar edhe shtetaset :

- A.I. 23 vjeçe, banuese në Vlorë

- I.K. 20 vjeçe, banuese në Vlorë

Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë,  ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg"  për veprat penale " Fallsifikimi i dokumentave" dhe "Shitja e paautorizuar e kartave SIM" parashikuar nga nenet 186/2 dhe 293/d të Kodit Penal pasi këto shtetase kanë fallsifikuar dokumentat duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, shtetasin Fran Gjoka dhe ekzekutorin.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij  para përgjegjësisë ligjore.

Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale është sekuestruar mjeti tip BMË X5 në pronësi të shtetasit Fran Gjoka.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy