Pesë gola dhe tre penallti, Elbasani triumfon ndaj Vorës

Pesë gola dhe tre penallti, Elbasani triumfon ndaj Vorës

Elbasani mori fitoren e parë të sezonit në Kategorinë e Parë, teksa mposhti Vorën me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë.

Një ndeshje spektakolare, ku u akorduan edhe tre penallti. Vora kaloi në avantazh me Qardakun në minutën e 8-të, ndërsa baraspesha u vendos në minutën e 33-të.

Ishte Telushi që përfitoi nga një gafë e Ruçit, për të shënuar golin e barazimit. Portieri i Vorës, fillimisht e priti penalltinë, ndërsa më pas e dërgoi në portën e tij.

Në minutën e 48-të, ishte Lleshi që përmbysi shifrat në favor të Elbasanit.

Spektakli nuk mungoi as në pjesën e dytë, kur Qardaku barazoi me penallti, ndërsa ishte sërish një 11-metërsh në minutën e 99-të, këtë herë në favor të verdhebluve, që u shndërrua në gol nga Karakaçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy