Zululand - Nano, tok me të ftuarit e tij, Hila e Krasniqi: Maxhoranca e opozita janë njëra më zi se tjetra

Zululand - Nano, tok me të ftuarit e tij, Hila e Krasniqi: Maxhoranca e opozita janë njëra më zi se tjetra

Në Zululandin e sotëm ishin të ftuar Afrim Krasniqi dhe Dritan Hila, me të cilët Nano bëri një diskutim mbi situatën politike. Nano e nisi me një opinion: "Shqiptarët votuan në vitin 2013 me dy shpresa në kokë: 1. do largonin Berishën në shtëpi, dhe 2. Rama do bënte rilindjen e këtij vendi. Kanë gënjyer veten për të dyja: Rama është një dështim total, ndërsa për Berishën mund të thuhen të gjitha, por jo që ka ikur".

 

Hila nënvizoi se kish votuar për Ramën, por jo se nuk e kishte ditur që Rama do dështonte. Thjesht kishte dashur që Berisaha të ikte. Dështimin e Ramës ai e shihte në radhë të parë tek dështimi në planin ekonomik. "Ky është i vetmi kryeministër që nuk mban pranë vetes një këshilltar ekonomik", tha Krasniqi në këtë pikë.

 

Në pjesën e dytë u fol për opozitën, dhe Krasniqi ishte me idenë se PD-ja po bëhet gati të shkojë në zgjedhjet e vitit tjetër me njerëz të rinj, të cilët gjithsesi do jenë të zgjedhurit e Berishës. Me këtë la të kuptohet se, për të, PD-ja ka qenë e do mbetet e Berishës. "Njerëz me integritet si Eduard Selami do ta kenë të vështirë në atë parti", tha ai. Hila u shpreh kundër përpjekjeve për të na imponuar fytyra të reja që nuk thonë asgjë, dhe në këtë mes ai përmendi si model Salianjin.

 

Të tre opinionistët e konsideruan gjendjen e vendit dramatike e të pashpresë. Krasniqi shprehu besimin e tij se reformimi i sistemit të drejtësisë, sidomos me ndihmën e strukturave institucionale të projekt kushtetutës së re që do monitorohen nga të huajt, mund të ishte një shpresë për ndryshim.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy