
Përgjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i vogël i rasteve të reja në muajt e fundit. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2639 testime të kryera janë konfirmuar të infektuar me Covid vetëm 17 raste të reja dhe kanë humbur jetën 3 persona: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 rastë në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Maj 2021)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 1,107
Të shtruar në spitale 80
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,639



